Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
PROM PICZ
Breshka mund të ecë me 10 km në orë.  

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.  
  Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.  

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.  

  DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.  

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.  

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.  

Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.  

Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.  

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.  

Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.  

Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.  
  Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.  

Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjvetë nbajtur në Stamboll.  

Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.  

Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.  

Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola.  

Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.  

Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.

  Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.  

Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.  

Luftërat dhe statistikat:Nga 1618 më 1905 janë bërë 1044 luftëra tokësore,122 betejadetare,490 rrethime,44 kapitullime.Lufta më e gjatë llogaritet midis Venecas dhe Turqisë (55 vjet) në vitet 1644-1699, kuse lufta më e shkurtë është ajo midis Austrisë dhe Italisë e cila zgjati vetëm 6 orë.  

zogu nuk ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.  

Qukapiku në ditë han mesatarisht 3000 insekte.  
  Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.  

Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.  

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë  

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.  

Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000.  

Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesanë Dublin.  

Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në
çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.  

Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës
ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.  

Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.  
  Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe njëtjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.  

Në Romën Antike veza gjendej vetëm në tavolinat më të rëndësishme dhe ruhej vetëm për miqtë më të rëndësishëm.  

Në Egjypt veza konsiderohej një privilegj dhe monopol i faraonëve, sacërdotëve dhe shtresave të larta të shoqërisë.  

Qytetërimet antike, egjiptianët, persianët, grekët e romakët, e kanë kuptuar mjaft mirë se veza e pulës është burim energjie dhe vlerash të papërsëritshme ushqimore.  

Në botë veza konsiderohet si ushqimi që ka furnizuar për shekuj me radhë proteinën më të mirë me origjinë shtazore dhe si ushqimin që ka shpëtuar popuj të tërë nga rreziku i të mosushqyerit ose të ushqyerit të keq.  

Persianët kishin një ritual të përhershëm që konsiston në këmbimin e vezëve si shenjë e fillimit të pranverës. Arsyeja e këtij rituali qëndron në besimin se veza është embrioni i jetës. (rikthimi i botës në jetë pas ndërprerjes letargjike gjatë dimrit)

E njëjta gjë sot përdoret gjatë pashkëve kristiane të cilat jo rastësisht janë në pranverë pasi japin kuptimin thellë të rikthimit në jetë. (përplasja e vezëve të lyera)  

Eskymo, një komb që jeton në veri të Europës në mes të borës e të akullit, përvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezë me të cilat plotësojnë shumë mirë nevojat ushqimore të trupit.  

Clemenceau, burri më i fortë i Francës dhe Tigri i luftës së Përgjithshme, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje.  
  Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve qe martohen ka rënë nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u
rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.  

Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.

  Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.  

Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.  
  Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.

  Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.  

  Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.  

  Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.  

Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga
Veriu.  

  Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.  
  Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.  


  Peshkaqenët nuk sëmuren.

  Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.  

  Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin
menjëherë nga foletë.  

  Njeriu më i gjatë është 2.75 cm

  Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe
për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e
mumjazimit.

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.

Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.

Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.

Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.

Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.

Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.

Vetem mushkonjat femra piskojne.

Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

96% e sallatorit, eshte uje.

Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.

Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.

Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.

Fluturat shijojne me ane te kembeve.

Delfinet flene me nje sy hapur.

Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.

Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.

Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk

mund te paloset me teper se 9 here.

Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale
Kuriozitete
FARMACISTET---- Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.


TELEFON----Principata e Monakos është vendi me numrin më të madh të telefonave për frymë pasi numëron 1994 telefona për çdo 1000 persona.

MARTESA----Në Ishujt e Virgjër në SHBA celebrohen shumë martesa. Ritmi i tyre vjetor është 35.1 martesa për çdo 1000 banorë

ENTOMOLOGJI---- Është shkenca e cila merret me studimin e insekteve (entomos-insekt).

KIRK DAGLAS---- Ky aktore i famshem ka xhiruar 82 filma. K. Daglas ka origjine qifute dhe emri i vertete i tij eshte Issur Danielovich.Kete emer e nderroi pasi e mbaroi gjimnazin,pershkak te diskriminimeve qe iu bene sepse ishte qifut.

BOJKONUR---- Është kozmodromi nga i cili më 1961 u nis në kozmos Juli Gagarini, njeriu i parë që shkoi në gjithësi.Ky kozmodrom tani gjendet në Kazakistanin e pavarur, që më parë Kazakistani ishte republike e ish-BRSS. Për "Bojkonur"-in, Moska tani duhet që çdo vite t'i paguaj qira 115 mil.$ Kazakistanit.

TERMOMETRIN---- E zbuloi Galile Galileu më 1957.

MESHARI---- Këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.

STREPTOMICINA---- Ky antibiotik eshte zbuluar me 1944 nga shkenctari Sallman Vacllav

ALBINIZMI---- Është mungesë e pigmenteve në flokë dhe në lëkure.

MARI KIRI---- Është femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi.

SKENDERBEU---- Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957.

CIA---- Gjatë mandatit të dytë të presidentit Klinton, drejtor I CIA-s ka qenë George Tenet (Jorgo Thanati) i cili ka origjinë shqipëtare dhe mendohet se është nga Himara.

KLAUD GALENI---- (131-200 e .r.) konsiderohet si baba i Farmacisë.

FORCAT BËRTHAMORE---- Këto forca janë me intensitet më të madhe se të gjitha forcat tjera të njohura në natyrë.

BOMBA ATOMIKE---- Për herë të parë, me 6 gushtë është hudhur në Hiroshima të Japonisë, ku humben jetën më se 155200 veta. Kjo bombe kishte masën 4080 kg.

BANORI I PESË MILIARDI ME RADHË I TOKES---- është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tije ,numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde.

LIBERIA---- Me ndalimin e tregtisë me njerëz në vitin 1822, prej Amerike u kthyen robët dhe formuan shtetin e parë zezak në Afrikë.

PENICILINA---- Është antibiotiku i parë që është zbuluar me 1929 nga shkenctari anglez Aleksander Fleming.Për këtë zbulim, me 1945, atij iu dha qmimi Nobel.

ANGLIA---- Konsiderohet si djep i partive politike.

KASANDRA---- Është filmi serik më i shikuar në Ballkan deri më sot. Rolin e Kasandres e luajti Koraima Tores, ndërsa romanin 'Kasandra' e shkroi Delija Fialo.

LEE HARVEY OSVALD---- Është njeriu që i bëri atentat ish-kryetarit amerikan Xhon Kenedi.

TRIMMATOM NANUS---- është peshku më i vogel në botë me gjatsi 8.6 mm (mashkulli) dhe 8.9 mm (femra)

HOTMAIL---- Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë.

JAMES BOND 007---- Aktorët që kanë luajtur rolin e Xhejms Bondit deri më sot janë: Shon Koneri, Xhorxh Lezenbija, Roxher Mur, Timoti Dalton dhe Pirs Brosnan.

LUFTA KIMIKE---- Për herë të parë gjermanët e përdorën klorin (Cl) si helm luftarak kundër francezëve me 22 prill 1915, kjo konsiderohet si fillim i luftës kimike.

KAPAIBE---- Është dru që rritet në Brazil, i cili prodhon një lloj vaji që mundë të përdoret si lëndë djegse tek motoret dizel.

NOBEL---- Këtë çmim i pari e mori shkenctari Rendgen për zbulimin e rrezeve X (që njihen ndryshe edhe si rreze Rentgeni).

SHQIPËRIA---- zë vendin e shtatë në botë për përdorësit e duhanit. 800 mijë paketa shiten në ditë ose secili pi nga 19 cigare.

TIRANA---- u themelua më 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet. Ndërtoi një xhami, furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë dretjimin e qytetit e mori familja Toptani.

TUNELI---- më i madhë nën Detë është ai i Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

AEROPORTI---- më i madhë i botës është CHEK LAP KOK në Hong Kong me sipërfaqe 1248 ha.

TEMPERATURA---- më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ulta u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

NDËRTESA---- më e lartë prej 558 metrave është duke u ndërtuar në Xhakarta të Indonezisë.

BRENDA DITËS---- bëhen rreth 45000 fluturime ajrore duke transportuar mbi 3,5 miljonë udhëtarë.

NËSE DO TË---- mblidhet gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.

ÇDO DITË---- në botë kontrollohen rreth 3 miljonë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

EPIDEMITË--- "Murtaja e zezë" në Evrop dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 miljon të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 miljon të vdekur.

FLUTURA---- më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm.

KOSOVA---- me sipërfaqe prej 10897 km2 zotëron një potencial mineral të tillë që të krahasohet me provincat më të përmendura në Evrop si Ruhri, Silezio, Sudeto etj.

TITANIKU----është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

SHPEJTËSIA E DISA KAFSHËVE---- kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadal se njeriu. Breshka konsiderohet se ec ngadal por ajo arrin 0,37km/h. Maca ec me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

ELEFANTI AFRIKAN---- me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapoj me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

RACA---- Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

PALOS---- Është liman spanjoll (port) prej ku u nis Kristofer Kollombo (në pranveren e vitit 1492) për në Indi, në të vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë. Dhe kështu ai sot konsiderohet si zbulues i Amerikës.

29 SHKURTË---- Personat që kanë lindur në këtë datë, ditëlindjen e festojnë një her në çdo katër vite.

VIRXHINIA---- Është kolonia e parë e anglezeve në Amerikë.

SOFISTE---- Quheshin mësuesit udhetarë te helenet e vjetër.

BUDIZMI---- Emri i këtij besimi rrjedhë nga themeluesi i tij Gaudam Budi (580-460 p.e.s.).Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

LUFTA---- më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta.

OSAMA BIN LADEN---- Është djal i një biznismeni saudit, si dhe është kapo i organizatës Al Qaeda. Akuzohet nga amerikanët si kryeterroristi me i madhe islamik.

AUTOMOBILA---- Sot në të gjithë botën qarkullojne rreth 630 milion automobila dhe cdo dite ne bote prodhohen rreth 137 0000 automjete.
__________________
Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow  



--------------------------------------------------------------------------------

ZGJOHET PAS TETË VJETËSH

Polici Dokuen SH.B.A. u zgjua nga gjumi, ku kishte rënë që në vitin 1988,pas një goditje në kokë nga një i dehur. Porsa u zgjua, Dokueni nisi të flasë dhe të bëjë shaka me pjestarët e familjes. Ai njohu dy djemtë e tij, të cilët ishin pesë dhe shtatë vjeç, kur i ati ra në gjumë.

KOMPJUTERI NUK FAVORIZON KRIJIMTARINË

Rej Bredberi, shkrimtar amerikan i letërsisë fantastiko-shkencore, tërhoqi vëmendjen për rrezikun që vjen nga arsimi, i cili mbështetet vetëm e vetëm në kompjuterët, dhe u angazhua për më shumë kulturë letërare.Sipas mendimit të shkrimtarit, i cili është duke marrë pjesë në një panair ndërkombëtar të librit në Buenos-Ajres, Interneti të lë pa mend, veçse në të vërtetë nuk mundëson zhvillimin e frymës krijuese. Duke komentuar tërheqjen e librit para fotografisë dhe kompjuterve, Bredberi tha se libri është një punë personale. "Kur shkoni në shtrat, mund të merrni me vete vetëm një libër ose një person". Me gjithatë, ai e pranoi se videoja ka epërsitë e veta, meqenëse i krijon mundësi njeriut të shohë më shumë filma e të njoh kulturën dhe historinë e popujve të tjerë. Bredberi, 77-vjeçar, është autor i romanit "Farenhajt 451" dhe i "Kronikës marsiane".

E KA DITUR APO JO

Uiliam Xhening Brajani në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të SHBA-ve në hapjen solemne të kanalit të Panamasë në vitin 1915 e ka ftuar marinën luftarake zvicerane të marrë pjesë në solemnitetin e rastit. Bëhet pyetja se vallë ministri me të vërtetë nuk e ka ditur se Zvicra nuk ka dalje në det ose ka menduar se Zvicra e mban marinën luftarake vetëm për shkak të liqenit të Gjenevës!!!

SHAKA E KRIPSHME, SHUMË E KRIPSHME

Zoti Kristi, pronar tridhjetepesëvjeçar i një lokali nate në Mançester, u kthye i lodhur në shtëpi dhe hyri drejt në vaskë për t'u freskuar me ujin e vakët. Kur deshi t'i lante flokët, konstatoi se shamponë nuk e kishte afër, prandaj e luti të birint'ia afronte shishen. I biri e dëgjoi pa fjalë. E kur zoti Kristi i fërkoi flokët, vërejti se me shamponë nuk ishte diçka në rregull. Kur edhe për herë të dytë qiti shampo në kokë, klithi i tmerruar-grushti iu mbush plot dhe sa më shumë që i fërkonte aqë më shumë i binin flokët. Atëherë vendosi ta shikonte etiketën. Me shkronja të mëdha shkruante: depilator ( masë për heqjen e qimeve).

Kur të nesërmen shkoi në lokalin e tij, myshterinjtë e rregullt asesi s'mund të kuptonin se pse pronari Kris e kishte rrojtur kokën kur kishte pasur flokë aq të bukur e të dendur. E,sa i përket Krisit si babë, ai asnjëherë nuk mundi të zbulojë mos ishte vallë kjo shaka e të birit të tij.

KOINCIDENCA TË PABESUESHME

Abraham Linkolni, presidenti i SHBA-së për herë të parë hyri në Kongres më 1847. U zgjodh president më 1860. E vrau në Uashington Xhon Uillks Buth një ditë të premte, duke e goditur prapa kokës. Linkolni shoqërohej nga bashkëshortja. Vrasësi ishte lindur më 1839. Abrahami Linkolni u zëvendësua nga Endrrjy Xhonson, i cili ishte demokrat nga jugu. Xhonsoni ishte lindur më 1808. Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi. Ditën e vrasjes ai e këshilloi presidentin të mos shkonte në teatër, ku Buth shtiu mbi presidentin dhe vrapoi drejt një depoje.

Xhon Ficxhelard Kenedi hyri për herë të parë në Kongres më 1947. U zgjodh president i SHBA-së më1960. U vra në Dallas një ditë të premte nga Li Havri Osvald, i cili e qëlloi në kokë. Kenedi shoqërohej nga bashkëshortja Zhaklina, vrasësi ishte i lindur më 1939. Xhon Kenedi u zëvendësua nga Lindon Xhonsoni, i cili ishte demokrat nga jugu.

PIKTURA

Në vitin 1961, Muzeu i artit modern në Nju Jork e ekspozoi pikturën "Anija" të Anri Matisit (1869-1954), doajenit të njohur në pikturë me emrin fovizëm. Plot dyzet e shtatë ditë vizituesit mahniteshin nga vepra e tij e atëherë dikush vërejti rastësisht se piktura e tij ka qenë e ekspozuar mbrapshtë.

VEZA MË E MADHE NË BOTË

Vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretira të nxehta) nga Madagas**** dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3m. i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tri janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njeri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.

E PABESUESHME, POR E VËRTETË

Një kamion, që ka transportuar vezë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një humnerë të thellë, por, besoni apo jo, me këtë rast janë thyer vetëm 30 vezë. Timonin e këtij kamioni e ka pasur në dorë shoferi Norman Beli nga Sutporti (Angli).

KU JANË OXHAQET?

Kur ka përfunduar ndërtimi i hotelit "Huard" në Baltimor, ekspertët kanë vendosur kazanët për ngrohje qendrore dhe e kanë ndezur zjarrin. Atëherë nga dritaret dhe dyert e ndërtesës ka filluar të dalë tymi dhe është konstatuar se mjeshtrit kanë harruar t'i ndërtojnë oxhaqet.

NËSE NUK KENI PUNË...

Njëfar Antonio Gomesh*t nga Portugalia, duke qenë pa punë , iu kujtua të konkurojë në rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon, si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa më gjatë të jetë e undur dhe, në bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.

NJË E PUTHUR NË MËNGJES ZGJAT JETËN

Të dashuruarit puthen me kënaqësi në çdo kohë, por pak veta e dinë se e puthura në mëngjes përcakton humorin e ditës. Disa shkencëtar anglezë kanë vërtetuar, se burrat që në mëngjes zgjohen nga një puthje e ëmbël, ose e vrullshme e me pasion nga bashëkshortet, jetojnë pesë vjetë më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për gratë. E puthura pakëson stresin sipas studiuesve. Ajo forcon qarkullimin e gjakut, qetëson sistemin nervor, bën në enët e gjakut të depërtojë më shumë oksigjen. Sa më shpesh puthen njerëzit, aq më shumë jetojnë. Prandaj mos harroni të putheni nesër me bashkëshorten në mëngjez kur zghoheni, këshillojnë shkencëtarët anglezë.

TREVJEÇEARËT QË LEXOJNË PA PENGESA

Binjakët trevjeçarë kinezë, vëla e motër ce Xen dhe Ce Fan Xhuan nga Shanduni i Shangajit, u regjistruan në librin e rekordeve të Ginisit, sepse lexojnë 2.400 karaktere ( shenja shkronjash kineze ) dhe 1000 fjalë anglisht. Vajza ka filluar t'i lexojë gazetat fjalë, qysh në moshën 1 vjeçarë e gjysnë dhe tani ato përparojnë gati paralelisht. Si krahasim i aftësive përmendet fakti se për shkrim leximin aftësohet kur të lexojë 3.000 karaktere, kurse akademikët dinë 80.000 prej 100.000 karaktereve të leksikut kinez.

BURRI BURRË

Në Ugandë burrat vendosin:Nëse do të dalin gratë e tyre në zjedhjet presidenciale dhe poqese qëndrimi politik i grave të tyre, nuk pajtohet me at të "Zotit të shtëpisë", atëherë tua marrin kartonin zjedhës.

PËRSHËNDETJE

Pjestarët e fisit Masai të Tanzanisë, në shenjë përshëndetjeje e nderimi të thellë me rastin e takimit ose të ndarjes, përshtyjnë njëri-tjetrin.

DY ORË MË HERËT

Nëse nga Londra fluturoni me "konkord" për në Nju-Jork, atje do të arrini dy orë pra se jeni nisur.

DUHET TA DIMË SE...

Gjatë një viti bimët e tokës thithin 150 miliardë ton karbon e 25 miliardë tonë hidrogjen dhe nxjerrin në atmosferë 400 miliardë tonë oksigjen.

***

Nga një metër kub dru pishe, pas përpunimit me lëndë të ndryshme, përgatiten 2.000 palë çorape ose 5.00 fustanë.

***

Në Gadishullin e Floridës në SHBA, rritet i ashtuquajturi dru sapuni. Frytet e tij të pjekura përdoren për larjen e teshave dhe formojnë shkumë një lloj si sapuni. Banorët vendas nuk përdorin sapun tjetër për të larë teshat.



antigona
Shikoni Profilin Publik
Gjeni te gjitha postimet e bera nga antigona





--------------------------------------------------------------------------------

Bravo Antigona
gjera interesante...
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.  



AlbShkodra
Shikoni Profilin Publik
Gjeni te gjitha postimet e bera nga AlbShkodra





--------------------------------------------------------------------------------


--------------------------------------------------------------------------------

''babai'' i Cd
Nga shpikjet e medha dihet gjithçka.Por ideatoret e teknollogjive qe perdorim perdite ngelen nganjehere ne hije.
Qe sot ne mengjes mund ta keni perdorur shume here per te degjuar muzike,per te pare ndodhta nje film ne DVD ose me thjeshte fare per te hedhur te dhena mbi te!
Behet fjale per Cd dhe ideatorin e saj James T.Rrussell

Ishte 1 Tetor 1982 kur ai rregjistroi dhe morri pateneten e ketij produkti .
Po si eshte i formuar nje Cd???
I gjithe sekreti qendron ne ''gropezat'' dhe ne ''gungat'' e tij....
Nje Cd eshte i formuar nga nje disk ne policarbonat(material plastik ky i ideuar nga kimiku gjerman Herman Schnell ne vitin 1953) i inçizuar* ne mikroskopike ''gropeza'' te quajtura ''pit'' qe jane te dimensioneve 0,5 micron(1/1000 e milimetrit),dhe formojne nje rruge nese mund te quhet e tille .....ne forme spiraleje!

E gjithe kjo,mbas inçizimit* mbulohet nga nje shtrese e holle dhe riflektuese alumini per te lehtesuar leximin nga ana e lazerit.E gjitha kjo ne fund mbrohet nga nje riveshje qe i behet ne material akrilik....

Per te rregjistruar muzike ne te,tingulli me pare digitalizohet,dmth trasformohet ne sekuenca zero e njesh,e memorizuar nen formen e ''spitit''.Rrezja lazer lexon ''pitin''(ne realitet lexon ''gungat'' perkatese ne krahun e kundert te diskut)sipas ketij kodi:tranzitimi midis siperfaqes te sheshte e ''gunges'' korrispondon me nje njesh,ndersa siperfaqja e sheshte(qofte ne bazen e diskut,qofte ne ''gunge'')korrispondon me nje zero!!
per te çmuar* kete variacion,rrezja lazer duhet te kete nje gjatesi vale perafersisht 780nanometer(nje e miliarda pjese e metrit),me nje sistem mekanik drejtimi jashtezakonisht kompleks.
Rrezja lazer duhet ne fakt te ndjeki* spiralen qe shkon nga qendra drejt aneve te Cd,dmth duhet te kete nje preçizionin e nje mikroni!
dhe jo vetem kaq.......dore mbas dore qe spiralja largohet,rrezja e shpejtesise lineare shtohet,motori i lexuesit duhet te kompensoj ate qe riduktohet ne menyre progresive dhe qe eshte numri i xhirove qe kryen......ne fillim me rreth 500 te tilla,per te kaluar me vone ne rreth 200 giro.........

E gjithe kjo per te na dhene cilesine e duhur ,cilkesine e zerit,te dhenat etj,etj




--------------------------------------------------------------------------------

Ja si eshte i ndertuar nje Cd-R(qe rishkruhet)

Nese ne nje Cd normal te dhenat jane te fiksuara ne ''pit'',inçizimet mikroskopike qe mbulojne siperfaqen e reflektueshme te tij.
Ndersa ne nje disk te rishkrueshem(Cd-R),siperfaqja nuk eshte e inçizuar,por e veshur nga nje shtrese e veçante.

Ne nje Cd- siperfaqja eshte me ngjyre te qarte dhe kur masterizohet,lazeri ngroh disa pika duke i bere pak te qarta.Lazeri i leximit ne Cd ''njeh'' diferencen midis drites se reflektuar,keshtu mund te lexoje te dhenat.

Ne nje Cd-R shtrati eshte vetem ne policarbonat,material ky qe mund te nderroje zotesi ne varesi te temperatures ushtruar ne te.Ne nje fare temperature mbas ftohjes ai shnderohet ne trasparent,ne nje temperature tjere i zbehur.
Duke ndryshuar keto temperatura e duke modifikuar fuqine e lazerit te te ''shkruajturit'' ,Cd-R here pas here merr shkelqime te ndryshme ne siperfaqen e tij e keshtu mund te jete serish i masterizuar.





--------------------------------------------------------------------------------

Kuriozitete te ndryshme
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 binjka, 7 trinjake, dhe 4 katernjake. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.





--------------------------------------------------------------------------------

Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.

Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.

Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertikal




--------------------------------------------------------------------------------

Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.


Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.


Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.

Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².





--------------------------------------------------------------------------------

Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.

Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.




--------------------------------------------------------------------------------

Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.





--------------------------------------------------------------------------------

Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.

Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.

Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.






--------------------------------------------------------------------------------

Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?

Sahara është më e madhe se Australia

Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?
Prejardhja e emrit "tenis"

Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

Sa kushton 1 kg mjalte?

Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.

Njerezit me te gjate e me te shkurter

Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

Shpikesi i telefonit

Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.






--------------------------------------------------------------------------------

FARMACISTET---- Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.


TELEFON----Principata e Monakos është vendi me numrin më të madh të telefonave për frymë pasi numëron 1994 telefona për çdo 1000 persona.

ENTOMOLOGJI---- Është shkenca e cila merret me studimin e insekteve (entomos-insekt).






--------------------------------------------------------------------------------

TERMOMETRIN---- E zbuloi Galile Galileu më 1957.

MESHARI---- Këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.

STREPTOMICINA---- Ky antibiotik eshte zbuluar me 1944 nga shkenctari Sallman Vacllav

ALBINIZMI---- Është mungesë e pigmenteve në flokë dhe në lëkure.

MARI KIRI---- Është femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi.




--------------------------------------------------------------------------------

SKENDERBEU---- Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957.

CIA---- Gjatë mandatit të dytë të presidentit Klinton, drejtor I CIA-s ka qenë George Tenet (Jorgo Thanati) i cili ka origjinë shqipëtare dhe mendohet se është nga Himara.

KLAUD GALENI---- (131-200 e .r.) konsiderohet si baba i Farmacisë.

BANORI I PESË MILIARDI ME RADHË I TOKES---- është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tije ,numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde





--------------------------------------------------------------------------------

PENICILINA---- Është antibiotiku i parë që është zbuluar me 1929 nga shkenctari anglez Aleksander Fleming.Për këtë zbulim, me 1945, atij iu dha qmimi Nobel.

NOBEL---- Këtë çmim i pari e mori shkenctari Rendgen për zbulimin e rrezeve X (që njihen ndryshe edhe si rreze Rentgeni).

KASANDRA---- Është filmi serik më i shikuar në Ballkan deri më sot. Rolin e Kasandres e luajti Koraima Tores, ndërsa romanin 'Kasandra' e shkroi Delija Fialo.

JAMES BOND 007---- Aktorët që kanë luajtur rolin e Xhejms Bondit deri më sot janë: Shon Koneri, Xhorxh Lezenbija, Roxher Mur, Timoti Dalton dhe Pirs Brosnan.



--------------------------------------------------------------------------------

TEMPERATURA---- më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ulta u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

BRENDA DITËS---- bëhen rreth 45000 fluturime ajrore duke transportuar mbi 3,5 miljonë udhëtarë.

NËSE DO TË---- mblidhet gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.

ÇDO DITË---- në botë kontrollohen rreth 3 miljonë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra




--------------------------------------------------------------------------------

TITANIKU----është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

EPIDEMITË--- "Murtaja e zezë" në Evrop dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 miljon të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 miljon të vdekur.

BUDIZMI---- Emri i këtij besimi rrjedhë nga themeluesi i tij Gaudam Budi (580-460 p.e.s.).Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

LUFTA---- më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta.





--------------------------------------------------------------------------------

AUTOMOBILA---- Sot në të gjithë botën qarkullojne rreth 630 milion automobila dhe cdo dite ne bote prodhohen rreth 137 0000 automjete.

RACA---- Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.





--------------------------------------------------------------------------------

HOTMAIL---- Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë.

LUFTA KIMIKE---- Për herë të parë gjermanët e përdorën klorin (Cl) si helm luftarak kundër francezëve me 22 prill 1915, kjo konsiderohet si fillim i luftës kimike.

FORCAT BËRTHAMORE---- Këto forca janë me intensitet më të madhe se të gjitha forcat tjera të njohura në natyrë.





--------------------------------------------------------------------------------

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

-Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

-Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

-Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.

-Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.




--------------------------------------------------------------------------------



-Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

-Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

-Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.




--------------------------------------------------------------------------------

-Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

-Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

-DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

-Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

-Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

-Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri me modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.





--------------------------------------------------------------------------------

-Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

-Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

-Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.

-Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

-Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.



antigona
Shikoni Profilin Publik
Gjeni te gjitha postimet e bera nga antigona




--------------------------------------------------------------------------------




--------------------------------------------------------------------------------


--------------------------------------------------------------------------------

Little boy" (djaloshi i vogël)quhet bomba e cila është hedhur në Hiroshimë.Bomba ishte e gjatë 3.04 metër dhe e rëndë 4.080 kilogram.

Njeriu me dhëmbë më të fortë është Gjon Masi nga Belgjika.Në nëntor të vitit 1978 me dhëmbë arriti të tërheq 2 vagona të rëndë 126 ton.

Në gusht të vitit 1992 në spitalin e qytqtit në Ontario,Kanada është lajmëruar gruaja 42 vjeçare me "dhimbje të lehta në bark".Nga barku i saj janë larguar 2 533 sende prej tyre 947 gjilpëra të cilat ajo i kishte gëlltitur me vite,



Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.






--------------------------------------------------------------------------------

Njeriu më i rëndë në historinë e mjekësisë ishte Xhon Brouer Minoh nga rrethina e Uashingtonit i cili ishte i trashë që nga fëmijëria.Në mars të vitit 1978 ai u dërgua në spitalin universitar të Sietelit,për shkak të problemeve të mëdha të frymëmarjes dhe të zemrës.Sipas mjekut Dejvid Shvarc,në momentin e pranimit ai peshonte më se 635 kilogram.Pas dietës 16 mujore ai u lëshua nga spitali me peshë 216 kilogram.Në momentin e vdekjes më 10.09.1983 ai peshonte 362 kilogram.

Pjesëtarët e fisit Tutsu ose Vatus , të cilët jetojnë në Ruandë dhe Burundi në Afrikën Qendrore janë njerëzit më tw gjatë në botë.Gjatësia mesatare e tyre është 184 centimetër






--------------------------------------------------------------------------------

1- Çdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.

2- Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

3- Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.




--------------------------------------------------------------------------------

1- Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

2- Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

3- Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se qeliku.

4- Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

5- Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

6- Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.





--------------------------------------------------------------------------------

1- Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

2- 69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

3- James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

4- Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

5- Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.





--------------------------------------------------------------------------------

1- Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.

2- Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.

3- Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertikal
Kurreshtje






Pse ora është e ndarë në 60 min dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sek?
Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për orën dhe minutat. Këshilli i Republikës francese vendosi që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila. Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda. Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti. Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet. Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Sa gjuhë fliten në botë?
Aktualisht rreth 6700 më të folurat janë: kinezçja mandarinë, anglishtja, hindishtja/urdu, spanjishtja, rusishtja, arabishtja, portugalishtja, indonezishtja, japonishtja. Përqëndrimi më i madh i gjuhëve të folura gjendet në zonën e Planetit ku ka ka larmi më të madhe kafshësh, bimësh dhe ambientesh. Në pyjet tropikale që zënë rreth 7 për qind të sipërfaqes së tokës ka 36 për qind të grupeve etnolinguistike të botës. Duke parë gjendjen e dhjetvjeçarëve të fundit, brenda shekullit 21 mund të shuhen 90 për qind e gjuhëve të folura.

Është e vërtetë që demi tërbohet kur shikon mantelin e kuq?
Demi nuk është i aftë që të dallojë ngjyrat sepse syve të tij i mungojnë qelizat nervore të retinës të afta për të dalluar ngjyrat nga njëra tjetra. Vrapon i tërbuar drejt mantelit të kuq të toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lëvizjet e kundërshtarit të tij. Por egziston dhe një rracë demash e quajtur Brava e cila gjendet vetëm në Spanjë dhe ushtrohet për të manifestuar forcë dhe agresivitet. Zotësia e toreadorit që paguhet 25 mijë euro për garë qëndron në shpërqëndrimin e kafshës që peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lëvizje specifike.

A provojnë kafshët kënaqësi seksuale?
Ashtu si tek qëniet njerëzore dhe tek kafshët akti seksual provokon kënaqësi. Të paktën tek vertebrorët meshkuj dhe femra. Kënaqësia është një strategji e natyrës për t’u siguruar që do të ndodhë riprodhimi. Në të vërtetë çiftëzimi kërkon një investim të madh energjik (kërkimin e një femre, ardhjen rrotull saj dhe si përfundim kryerjen e aktit seksual). Sigurisht që tek kafshët nuk ka një kënaqësi koshiente po vetëm një kënaqësi instiktive të pulsionit seksual. Të dy sekset në çiftëzimin e tyre investojnë në mënyra të ndryshme nga pikpamjet, mundësitë dhe nga përfitimet e tyre. Mashkulli që ka më shumë spermatozoide është më i ndjeshëm ndaj stimulimeve dhe nuk e ka të fortë kriterin e përzgjedhjes, ndërsa femra që ka më pak ovula i investon ato në mënyrë më të matur duke hedhur gjithçka në pak çiftëzime, por me meshkuj të një vlere të sigurtë.

Përse qarkullimi hekurudhor është në anën e majtë?
Sepse hekurudha e parë lindi në Angli ku për analogji u adaptua dhe për trenat qarkullimi në anën e majtë që përdorej për trafikun rrugor. Hekurudha e parë e njohur i përket vitit 1801 ndërsa lokomotiva e parë e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarë mes Stokolmit dhe Darlingtonit në 1825. Gjermanët kundërshtuan. Shumë vende evropianë mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan për hekurudhat e tyre qarkullimin në të majtë dhe pse karrot dhe karrocat në rrugë ecin në anën e djathtë. Në fillim të erës së rrotullimit, e gjithë teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe në Evropë deri tek distanca e ndërmjet shinave të trenit prej 1435 milimetrash. Vetëm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosën që t’i lënë trenat të lëvizin në anën e djathtë.





--------------------------------------------------------------------------------

Përse gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë?
Substanca nga e cila është bërë shtresa e sipërme e epidermës së lëkurës së gjarpërinjëve nuk është elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohës; kur gjarpërinjtë rriten, lëkura e tyre bëhet si një veshje e ngushtë për ta. Gjarpërinjtë bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës në periudha të cilat variojnë nga 6 muaj në një vit sipas llojit të tyre. Disa ditë para se të ndërrojnë lëkurë këto kafshë humbin oreksin, bëhen gjaknxehtë dhe përpiqen të qëndrojnë pranë ujit sepse duke ndërruar lëkurë preferojnë dhe një larje. Nën lëkurën e vjetër formohet dhe një shtresë tjetër që është lëkura e re dhe në momentin e duhur gjarpërinjtë e çajnë lëkurën e tyre tek koka dhe fillojnë ta shtyjnë pas duke u zvarritur pas tokës. Lëkura e butë rrëshket dhe duke mos patur këmbët si pengesë, arrin të largohet e plotë nga trupi i gjarpërit. Një gjarpër Indigo duke dalë nga lëkura e tij. Është një nga gjarpërinjtë më të gjatë të kontinentit amerikan dhe mund ta kalojë gjatësinë prej 2 metrash e gjysmë.

Flokët dhe thonjtë rriten më shumë gjatë periudhave të caktuara?
Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e njejta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen nga i ftohti, tek njerëzit është vënë re një rritje më e shpejtë e flokëve në periudhën e ngrohtë dhe në veçanti në periudhën e korrikut. Ky fenomen në përgjithësi është më i dukshëm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur të zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet që një rol të rëndësishëm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes së flokëve nga ana tjetër janë të influencuar nga shumë faktorë si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Në kushte normale rreth 120 mijë fijet e flokut që ka mesatarisht një njeri në kokë rriten rreth 1.2 cm në muaj. Ndërsa rritja e thonjëve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinët. Thonjtë zgjaten mesatarisht 3 milimetra në muaj.

Për sa kohë mund të jetohet pa fjetur?
Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenë shumë intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanë qenë të kundërta. Është e qartë tashmë që një person mund të vetëvritet duke refuzuar të hajë dhe të pijë por dhe personi më stoik nuk është në gjëndje që të rrijë pa fjetur pafundësisht. Nevoja për gjumë shpejt a vonë do të vijë me gjithë sforcot e individit për të rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve të bëra, një numër i madh individësh që kanë qenë të detyruar të qëndrojnë pa fjetur kanë patur shqetësime të mëdha të personalitetit të tyre.
Zgjuar për 264 orë. Disa studime gjithnjë me bazë empirike në të kundërt mbështesin se simptomat psikologjike që vërehen tek personat e pagjumë janë rezultat i stresit dhe jo i mngesës së ndonjë funksioni thelbësor të zhvilluar nga gjumi. Një provë është që në 1966 17 vjeçari Randy Gardner qëndroi zgjuar për 264 orë duke mos treguar asnjë simptomë psikotike. Pas kësaj ai fjeti për 15 orë dhe kur u ngrit ndjehej mirë.

Përse ndonjëherë kur jemi në gjumë na duket se do të biem?
Ndjenja e rënies mund të interpretohet në mënyra të ndryshme sipas fazave të gjumit gjatë të cilave përjetohet kjo ndjenjë. Në qoftë se përjetohet në fazën e përgjumjes është një eksperiencë e shkaktuar nga hedhja në momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar në atë të gjumit, kur organizmi kryen një proces gradual të ndërprerjes së sinjaleve të ndjeshmërisë dhe të funksionimit të muskujve. Në momentin që percepton boshatisjen personi përjeton një eksperiencë të kaluar më parë kur ka qenë zgjuar si rënia nga një shkallë, nga një karrige apo nga një lartësi më e madhe. Veç ndjenjës së rënies kjo mund të shoqërohet dhe me imazhe apo aluçinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund t’i favorizojnë këto ndjenja.
Ndjenja e rënies mund të provohet dhe gjatë fazës REM kur personi është tërësisht në një gjumë të thellë, kur trupi është tërësisht i palëvizëshëm dhe i paraziluar dhe ëndrrat janë më “të gjalla”. Në këtë rast domethënia nuk është fiziologjike dhe për ta interpretuar duhet të studiohet profili i plotë psikologjik i personit që e përjeton këtë ndjenjë.



--------------------------------------------------------------------------------

Ekziston një lidhje e drejtëpërdrejtë mes stresit dhe toksikodipendencës.
Këto janë rezultatet e një studimi në USA të realizuar nga një neurofiziolog italian: ka arritur të zbulojë mekanizin neurologjik që shtyn ata që ndihen nën stres të kërkojnë lehtësim tek alkooli dhe droga.

MILANO – Stresi mund të çojë në toksikodipendencë, madje sipas një studimi, egziston një lidhje e drejtëpërdrejtë midis tyre. Antonello Bonci, neurofiziolog dhe docent në University of California të San Francisco, ka arritur të vërtetojë në sajë të studimeve këtë hipotezë. Dhe jo vetëm kjo por dhe mekanizmat të cilët janë përgjegjës për pamundësinë e largimit dhe ndërprerjes së drogës apo alkoolit janë po të ndikuara nga stresi. Stresi përdor një lloj kalimi të preferuar për të stimuluar një zonë të veçantë të trurit, aktiviteti i së cilës është i lidhur me sjellje të varura. Karakteristikat e kësaj zone specifike ishin të dituar por vetëm tani është bërë i qartë aktivizimi i saj. Studimet, sipas Boncit, tregojnë që Crf (i pranishëm në sasi të mëdha në të gjithë sistemin nervor qëndror, por me nivele të ndryshueshme tek ata që vuajnë nga depresioni dhe sëmundje si sikicofrenia apo sëmundja e Alzheimerit. Deri tani është menduar që është Crf që kishte një rol kryesor në përgjigjen kimike celebrale të lidhur me stresin) është një proteinë që formon një kompleksitet i cili stimulon receptorë të caktuar të qelizave nervore në zonën e caktuar me të cilën lidhet ky aktivitet i varësisë nga alkooli, droga, bulimia dhe sëmundje apo varësi të tjera. Pas disa vjetësh mund të mendohet për një grup të ri medikamentesh të cilat nuk do të shërbejnë vetëm për të luftuar toksikodipendencën.

19 gusht 1839 Të pikturosh me dritën
“Që sot piktura ka vdekur” deklaroi një artist dhe ishin të shumtë ata që e menduan kur shkenctari dhe piktori frances Louis Jacques Mandé Daguerre prezantoi në institutin e Francës teknikën e tij për të riprodhuar imazhin. Quhet dagherrotipia dhe është metoda e parë praktike e përdorur për të realizuar një fotografi. (fotografia e parë është realizuar nga Joseph-Nicéphore Niepce në 1926-1927,por ishte e një cilësie shumë të dobët dhe kërkonte rreth 8 orë ekspozimi). Zbulimi i Daguerre u bë në mënyrë të rastësishme. Shkenctari e kishte përftuar imashin me një ekspozim të shkurtër në dritë, por duhet të gjente mënyrën për ta fiksuar tek lastrat me kripra argjendi. Një mbrëmje i lodhur nga eksperimentet e tij shkoi të flinte duke e vendosur lastrën me imazhe akoma të pafiksuara në një dollap ku mbante shishe të vogla me substanca kimike të ndryshme. Mëngjesin tjetër mori lastrën nga dollapi me bindjen se imazhi ishte zhdukur ndërsa në të vërtetë i çuditur zbuloji se imazhi ishte fiksuar në lastër. Gjatë ditëve të ardhëshme e përsëriti eksperimentin duke përdorur në lastër të gjitha kimikatet që kishte pasur në dollap. Vetëm kështu arriti të zbulojë se kishin qenë avujt e mërkurit ato që kishin fiksuar imazhin mbi lastër.

Planeti më antik
I zbuluar nga teleskopi spacial Hubble, planeti ka një seri karakteristikash absolutisht të jashtëzakonshme. Para së gjithash është planeti më antik i zbuluar deri më sot. Duhet të ketë të paktën 13 miliardë vjet dhe ka egzistuar shumë më përpara se sa kanë menduar astronomët. Kjo sepse drita që vjen nga ky planet ka arritur pas 13 miliardë vjetësh. Hipoteza që duhet të ribëhen. Si planeti ashtu dhe yjet janë në brendësi të një grupi globular të quajtur M4; ashtu si dhe grupet e tjera ky është i varfër me elemente, për këtë astronomët mendonin se nuk ishin të mundura formacionet e planeteve. Planeti i sapozbuluar e përgënjeshtron këtë hipotezë, ashtu si dhe atë që ishte e pamundur lindja e planeteve të rinj në në miliardvjeçarët e parë të universit. Planeti ka një masë 2 herë e gjysmë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe është demostrimi që lindja e trupave qiellorë rreth yjeve nuk është një proçes aq i rrallë sa mendohej apo proces që duhet të ndodhë patjetër në zona të pasura me elementë të rëndë. Kështu rriten mundësitë për të qënë më i madh numri i planeteve në të gjithë universin nga ç’kanë parashikuar deri tani astronomët. Megjithatë numri i planeteve në të cilët është e mundur lindja e jetës është gjithmonë i pakët.

Lentet e kontaktit kurative për të shëruar miopinë.
Duke u vendosur gjatë natës janë në gjendje të modifikojnë sipërfaqen e korneas duke korrigjuar difektet e të parit. Këto lente janë eksperimentuar me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shpejt pritet që të vijnë dhe në Itali.
MILANO – Lajme të mira për miopët. Janë në arrdhje lentet e kontaktit kurative. Duke u vendosur gjatë natës kur sytë janë të mbyllur dhe flihet janë në gjendje që të korrigjojnë difektet e të parit duke modifikuar sipërfaqen e korneas. Kufizimi i vetëm që egziston për përdorimin e këtyre lenteve është se mund të vendosen vetëm nga ata që vuajnë nga një miopi e lehtë. Kjo arritje është konsideruar nga specialistët okulistë si një revolucion i vërtetë për miliona persona që vuajnë nga ky shqetësim dhe që janë të detyruar që të mbajnë syze përgjatë gjithë jetës, lente kontakti apo t’u nënshtrohen dhe rrezeve lazer . Teknika në të cilën janë bazuar lentet e reja, e quajtur ortokeratologji është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara nga Food and Drug Administration dhe është përdorur në mënyrë sporadike në disa vende evropiane si në Hollandë dhe në Britaninë e Madhe. Specialistet thonë se sistemi i ri duhet parë me besim pasi funksionon në të njejtën mënyrë si aparatet e dhëmbëve. Lentet janë të rrumbullakta si lentet normale por që vendosen në sy me një kënd të veçantë duke qenë se në qendër janë të sheshta. Me kalimin e kohës, ashtu siç ndodh dhe me aparatet që drejtojnë dhëmbët dhe sipërfaqja e korneas do të modifikohet. Ndërkohe lentet e kontaktit normale vetëm në Itali përdoren nga 2 milionë persona që janë pjesa më e madhe të rinj. Më të përdorurat janë ato me përdorim të përditshëm ( rreth 90 për qind e konsumatorëve) më pas vijnë lentet e përdorura për presbiopinë lentet bifokale dhe ato që janë tërësisht për qëllime estetike si për të ndryshuar ngjyrën e syve. Por specialistët këshillojnë për një kujdes shumë të madh në përdorimin e lenteve normale të kontaktit pasi sipas statistikave një përdorues i lenteve të kontaktit ka riskun që të paktën një herë gjatë përdorimit të tyre të këtë një infeksion apo një traumë të syrit në momentin e vënies.
Back To Home Page